Një emision jo të zakonshëm e ka quajtur Bieta Sulo puntatën e sotme të “Ftesë në 5” dhe në fakt ashtu ka qenë.
Paneli i përbërë nga disa figura të njohura të ekranit e jo vetëm, teksa diskutonte propozimin e avokates Migena Balla për ligjërimin e poligamisë në Shqipëri, e ka cuar debatin në limite.
Më saktësisht ka qenë blogerja dhe gazetarja Zhaklni Lekatari dhe historiani Olsi Jazexhi, bashkëshorti i Ballës që kanë debatuar me njëri-tjetrin, duke e cuar përballjen në ofendime personale.
Në fakt ka qenë historiani që ka ofenduar gazetaren disa herë, duke e kaluar krejtësisht nivelin e debatit dhe duke përdorur terma seksistë, ofenduese, gjë që la detyruar Bietën dhe regjinë e saj t’i ulin mikorofonin e më pas edhe ta largojnë nga emisioni.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bieta në Instagram-in e saj, në të cilin shprehet se ishte e detyruar për zgjedhjen që bëri, nisur nga fakti që e konsideron të patolerushme përdorimin e fyerjeve personale, goditjeve nën brez dhe lincim publik të personazheve që fton në emision, teksa dënon edhe fjalët e Jazexhi, duke i konsideruar ato edhe si “polici morale”.
“Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme që goditje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen.
Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në ‘Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në ‘Ftese ne 5’ dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale”– thuhet në postimin e plotë të Bietës.
https://www.instagram.com/p/CjGcHBINbPi/