Dea Mishel pas një rrugëtimi të suksesshëm dhe të zhurmshëm ka ndarë me ndjekësit arratisjen e parë që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ajo ka vendosur që udhëtimin e parë t’a bëjë në rrënjët e saj në Kolonjë.
Disa momente të bukura dhe emocionuese, Dea i ka ndarë më ndjekësit në rrjete socile ku krahas shkruan:
“Për shpirtin! Udhëtimi i parë pas Big Brother ishte në Kolonjë për t’u rikthyer te rrënjët e mia, për të takuar njerëzit e mi të bukur, të butë e të mençur.
Xhaxha Veliu vëllai i gjyshit tim të ndjerë, më tha që është krenar me mua dhe për mua kaq mjafton. Asgjë në ketë jetë nuk vlen më shumë se dashuria dhe familja. Një nga netët më të kuptimplota e më relaksuese për mua.”