Muaj më parë, Dea Mishel u kritikua ashpër pas një batute mbi fëmijët jetim.
Ndërsa sot, teksa është pjesë e reality show-t të njohur, “Big Brother VIP”, ajo ka kërkuar falje publike dhe është shprehur se videoja e saj është prerë dhe nxjerrë nga konteksti.
Në lidhje me deklaratën e Dea Mishel ka reaguar pak më parë këngëtarja e njohur, Ronela Hajati e cila e mbështeti hapur.
“Të kam shumë xhan, jo çdo kush ta njeh zemrën e të gjykojnë më shpejt nga fjala. Ama ka pafund që kanë zemër të zezë e gojë të ëmbël. Kjo s’je ti”