Prej kohesh eshte bere e ditur nga vete ish konkurrenti Rinian Leka se ishte ne nje lidhje dashurie me nje vajze jashte programit dhe per me teper nuk ishte e njohur per publikun.
Jo shume kohe larg, Riniani ishte i ftuar ne emisionin “Shqiperia Live”, ku u shpreh hapur se si u njoh me te dhe sa shume e do ate por pa zbuluar identitetin e vajzes.
“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu Riniani.
Perseri, stafi i Loki Magazine asokohe arrit iqe te kuptonte cdogje, duke zbuluar identitetin e sakte te vajzes si dhe shume detaje te tjera.
Nuk kaloi shume kohe pas publikimit te bujshem te lajmit dhe Riniani disi u “detyrua” te prezantoje partneren e tij me publikun.
Ai publikoi një foto përkrah saj, duke treguar se është i dashuruar kokë e këmbë.
“Buzëqeshja e saj”, ka shkruar Riniani përkrah fotos me partneren dhe që atëherë ata shfaqeshin mjaft të lumtur së bashku.
Gjithashtu ai e etiketoi në postim, duke zbuluar se partnerja e tij quhet Anisa Berliku. Në profilin e saj në Instagram, shkruhet se punon si avokate në Spanjë dhe se është nënë e një vajze të quajtur Chloe.
Mirëpo, ditën e djeshme ndjekësit e Rinianit dyshuan se ai mund t’i kishte dhënë fund romancës me brunen bukuroshe. Ndjekësit e ish-konkurrentit të “Për’puthen” vunë re se dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale dhe kaq mjaftoi që të gjithë t’i vinin vulën ndarjes.
Por sot Riniani ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë dhe ata vazhdojnë të jenë të dashuruar me njëri-tjetrin si ditën e parë. Ai ka postuar në instagram nëj foto, ën të cilën shfaqet duke mbështetur kokën mbi prehrin e Anisës.
“Dashuri e egër”, shkruan Riniani përkrah fotos, duke i hedhur poshtë të gjitha aludimet e ndjekësve të tij.