Gjithmonë e më shumë përforëcohen lajme e një romance mes tyre, edhe pse vazhdon të mos ketë një pohim publik: Leonardo DiCaprio u fotografua së fundmi pasi shijoi një darkë të qetë me modelen Gigi Hadid në New York.
Aktori u përpoq të mbulonte fytyrën me kapelen e tij të zeza që mban emrin e LA Dodgers teksa dilte nga restoranti vecmas 27 vjecares, e cila gjithashu mbulonte fytyrën me shall.
Teksa Ylli i Titanikut ishte i “mbërthyer” kokë e këmbë, Gigi duket se nuk pyeste për të ftohtin dhe “shpalosi” barkun e saj të rrafshët me një bluze të shkurtër të errët crop-top, poshtë xhaketës së zezë prej lëkure.
Flokët, modelja i kishte mbledhur pas, ndërsa veshjes së saj sportive i kishte dhënë një prekje klasi me bizhuteri të shumta të argjendta e plot shkëlqim.
Kjo dalje e tyre vjen pak ditë pasi aktori u pa në shoqërinë e Gigit në një festë luksoze për Halloween në NYC. Page Six thotë se të dy ata morën pjesë të dy në mbrëmjen e Circoloco-s në Brooklyn Navy Yard, dhe mbërritën në shoqërinë e motrës së Gigit Bella, modeles Irina Shayk dhe tregtarit të artit Helly Nahmad.