Emisioni i njohur i kercimit, “Dance With Me” ka startuar kete sezon ne “Tv Klan” per te 7-ten here.
Mirepo, ndryshe nga sezonet e kaluara, kete vit ka ardhur me risi të reja.
Ne 6-te sezonet e kaluara, emisioni eshte quajtur “Dance With Me” ndersa tani quhet “Dance Albania”. Jo vetem kaq, pasi këtë sezon është futur edhe sfida e eleminimit, ku konkurrenti/ja me performancën më të dobët, largohet përfundimisht në fund të mbrëmjes.
Mesa duket producentja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu janë detyruar pas fillimit të spektaklit nga krijuesit e patentës të përshtasin këto ndryshime të reja në spektaklin e tyre.
Pak kohe me pare, e ftuar ne “Prive” Alketa foli lidhur me projektin dhe tha se nuk ndjen konkurencë, referuar ketu emisionit te ngjashem te kercimit, “Dancing with the Stars”, i cili transmetohet ne “Top Channel”.
“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-tha ajo.