Dalina Buzi thumbon “Dance Albania” dhe Alketa Vejsiun: “Gare kercimi apo ironie…”

Ngjarje te shumta nga programi i kercimit, “Dance Albania”, kane marre vemendjen e publikut dhe jane komentuar masivisht.

Kujtojme ketu debatin mes Ermal Mamaqit dhe Arta Nitajt, per komentin e Dubait. Ate mes Igli Zarkes dhe Ilir Shaqirit, e cila u komentua si “inatet e vjetra nga BB VIP”.

Nje tjeter debat ishte ai i Kastro Zisos me Ermal Mamaqin, por edhe me Klaudia Pepen.

Puntaten e kaluar nje vemendje te madhe moren edhe kunjat mes Ilirit dhe Visjan Ukcenajt, ndersa Melisa shprehu pakenqesite e saj nga komentet e jurise.

Keto ngjarje kane sjelle nje reagim nga ana e Dalina Buzit, ose thene ndryshe, nga ana e stafit ne portalin e saj informativ “Anabel”.

Ata i kane dedikuar nje artikull programit “Dance Albania” ku teksa jane permendur te gjitha rastet e debateve, eshte shtruar pyetja: “eshte gare kercimi apo ironie? Jemi konfuze!”.

Nder te tjera ne artikull shkruhet:

Sipas gjasave, te tilla komente dhe konflikte do te vijojne dhe ne njefare pike do te jete e paqarte nese “Dance Albania” eshte nje gare kercimi, apo ironie.

Por, siç ka thene edhe Alketa, i fusim nje tra la la me Frank Sinatra-n dhe te mos e vrasim mendjen fare.”

Nga ana tjeter, duke ditur qe nje koment i tille nga Dalina do te bente buje, pasi tashme ajo eshte pjese e jurise ne programin “kundershtar”, “Dancing with the stars”, ne artikull eshte bere ky sqarim:

Shenim: Artikulli shpreh pikepamjet dhe komentet personale te redaktores kontribuese A.Shehu, qe nuk pasqyrojne domosdoshmerisht pikepamjen e redaksise.

Mirepo, a ka rene dakort Dalina per publikimin e ketij artikulli?

Perdersa eshte publikuar, besojme qe po!