Ndryshe nga një pjesë e madhe e ndjekësve të cilët u panë të zemëruar nga hapja e bamirësisë për Luiz Ejllin, duket se Dalina Buzi ka një mendim ndryshe.
Ajo ka reaguar në profilin e saj zyrtar, ku shprehet:
“Nuk ka vetëm GoFoundMe që lidhen me varfërinë apo ngjarje tragjike. Por ka shumë kategori, të kulturës, të sportit, për gjëra personale. Po të shkosh te faqja e “The Guardian” atje shkruan: “Ju lutem dhuroni që ta mbani gjallë gazetarinë e mirë.”
Dalina shton se edhe ajo ka menduar disa herë të hapë një bamirësi për kinemanë e vendit tonë.
“Kam dashur të hap një GoFoundMe, e dija që nuk do kishte shumë të ardhura, por shumë njerëz më janë kundërvënë dhe nuk kam pasur frikë se do tallen e do thonë “këtu njerëzit nuk kanë çfarë të hanë”.”
Dalina tregoi gjithashtu se nga fama që Luizi ka krijuar, të gjithë po përfitojnë përveç atij, duke e konsideruar hapjen e GoFundMe si veprimin e duhur.
“Unë di njerëz që kanë çuar deri në 10 mijë euro veshje. Ai nuk po lyp, nëse do e quajmë punë ai po punon shumë po jep gjithçka në Big Brother dhe po gjeneron të ardhura. Luizi është bërë produkt, qoftë duke u sulmuar për klikime, qoftë duke u bërë objekt debati dhe duke u përdorur në çdo emision. Në kontratë Luizi nuk mund t’i fitojë këto gjëra që i përdor televizioni.”
Ajo shtoi se një pjesë e ndjekësve mendojnë se “Top Channel” nuk do t’a nxjerrë Luizin fitues, dhe kjo është një nga mënyrat për ti sjell disa fitime këngëtarit.
“Luizi nuk po lyp. Luizi është bërë produkt i shitshëm dhe po përdoret e tejpërdoret. Ka kaluar çdo parashikim. Është një zgjidhje natyrale biznesi. Dhe familjarët e vetë duan që atë njeri që po përdoret si produkt masivisht të thonë “Nëse ky po i gjeneron të ardhura atij biznesit, pse mos të kalojnë një pjesë e të ardhurave te ne?” Unë r shoh diçka normale, nëse doni të dhuroni është OK”, përfundon Dafina.