Luana Vjollca dhe partneri i saj prej vitesh, Krenar Çoçaj janë fotografuar së fundmi së bashku jashtë vendit.
Çifti është fotografuar nga paparacët në Miami teksa merrte pjesë në dasmën çiftit të famshëm, Lele Pons dhe Guayanaa.
Luana përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se si ka zgjedhur të vishet në dasmën e yjeve duke u paraqitur me një fustan pink, mirëpo nuk ka zbuluar se ishte partneri i saj që e shoqëronte.
Ditën e sotme kanë qarkulluar disa foto të tjera gjatë ceremonisë martesore.