Tea Trifoni ishte një prej personazheve të ftuar në panelin e “Më lër të flas” të transmetuar mbrëmjen e sotme.
Tek trajtonin temën e impaktit të madh që “Big Brother VIP” ka patur në publik, Tea tregoi edhe për një rast ku është kërcënuar.
Përpos urrejtjes dhe mesazheve nga audienca nëpër rrjetet sociale, ajo rrëfeu një ngjarje shokuese të padëgjuar më parë.
Tea tha se në përfundim të një prej spektakleve të BBV ku ishte pjesë, teksa dilte nga godina e TCH, është kërcënuar nga Kiara dhe një i afërmi i saj të cilët e prisnin aty.
Ajo tregoi se i afërmi i moderatores, për të cilin Tea kishte dëgjuar se ishte bashkëshorti i tezes së saj dhe punonjës në ministri, i ishte drejtuar me fjalët e rënda: “do të marr zvarrë, do të vras”.
Përsa i përket kesaj ngjarje produksioni mori masë që i afërmi i Kiarës mos të hynte më në Top Channel, ndërsa Kiara nuk u ftua spektaklin e rradhës.
Tea gjithashtu shtoi se përveç saj, edhe Zhaklina u kërcënua po nga i njëjti person tek largohej me bodyguardin e saj nga spektakli.