Miqtë postojnë foto e video të bukura me njëri-tjetrin, por miqtë e vërtetë “të fëlliqin” në rrjetet sociale me fotot e videot më të këqija që ti mund të kesh.
Ky është një fakt tashmë dhe “BFF” na kuptojnë mjaft mirë. Kështu, të gjithë e kuptojmë veprimin e fundit të Dafina Zeqirit për Yll Limanin. Këngëtarja ka postuar një video të tij në Instagram, ku Ylli shihej duke kënduar këngën e saj më të re “Llafe llafe”.
Ylli ishte pa mendje e shihet teksa hyn me një kafe në dorë duke kënduar.
“Mund të fshihet më vonë!”- shkroi Dafina, por tashmë është shumë vonë sepse videoja po bëhet virale.
Pakënaqësinë e tij Ylli e ka shprehur menjëherë në sektorin e komenteve duke shkruar “S’jeni mirë pasha nji Zot!” e më pas shton “A je tu e pa more qysh po dokna si hudër!”
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Dafinës e cila ia kthen duke thënë se ishte ai që i kërkoi ta postonte videon, teksa në ndihmë i ka ardhur edhe Dj Geek duke shkruar ” Edhe mua më shkruajti “Thuaji Dafinës ta postojë të lutem””.
Komentet plot humor mes tyre kanë vijuar gjatë teksa nuk ka munguar ndërhyrja e fansave të cilët sigurisht e kuptojnë këtë debat kaq tipik mes shokësh të ngushtë.
Ylli dhe Dafina prej vitesh ruajnë një miqësi të mirë teksa kanë bashkëpunuar edhe në projektet muzikore. Disa muaj më parë ata publikuan “Mos shko”, një nga këngët më të sukseshëm për secilin prej tyre.