Dafina Zeqiri ka qenë kryetema e kësaj jave, pasi u përhap lajmi për ndarjen e saj nga Dj Geek pas disa vitesh lidhje së bashku.
Artistja e njohur në aspektin profesional kishte planifikuar që gjatë kësaj vere të publikojë albumin e saj të ri, por planet kanë ndryshuar.
Mesa duket ndryshimet në jetën e saj kanë ndikuar edhe në karrierë.
Këtë e ka lënë të kuptohet vetë Dafina përmes rrjeteve sociale, ku ka folur për arsyen e shtyrjes së albumit.
“Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë. Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka patur një ndryshim të papritur pozitiv. Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re.”
Nuk e dimë nëse kjo epokë e re e Dafit ka të bëjë pikërisht me ndarjen nga Dj dhe nëse ndodhitë e fundit do të përkthehen në këngë të reja. Mbetet të presim.