Luizi shkon i bindur drejt finales ndaj mendimi i vetëm është fitorja.
E pikërisht duke menduar triumfin e tij personal, ka treguar kërkesën e veçantë që ka bërë në rast se shpallet fitues i BBVA 2.
“I kam bërë kërkesë Vëllait të Madh nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë por 12 orë, domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë”, i thotë ai Kiarës.
A do të plotësohet dëshira e Luizit? Do të na duhet të presim fitoren e tij për të zbuluar të vërtetën.