Disa ditë më parë, “Vëllai i Madh” krijoi platformën “Big Love” ku ndjekësit e këtij formati, apo “fansat” e secilit banor, do të kishin mundësinë ti dërgonin dhurata të ndryshme banorëve, qoftë një lule, bizhuteri, para etj.
Banorët deri më dje nuk ishin në dijeni të kësaj gjëje, por “Vëllai i Madh” vendosi që t’ia tregonte banorëve këtë.
Përmes një zarfi të bardhë që hyri në shtëpi, banorët u njoftuan për këtë platformë. Ata përveçse do merrnin dhurata dhe përshëndetje të ndryshme, mund edhe t’i kthenin falenderimin dashamirësit të tyre, sigurisht përmes ekranit.
Mes mesazheve të ndryshme për banorët, një mesazh erdhi dhe për Kiara Titon, partneren e Luizit, ku bashkë me një cokollatë shkruante: “Përshëndetje Kiara, shumë dashuri”.
Me ta lexuar këtë, Kiara e falenderoi “fansin” me një kunjë për Luizin: “Të puth fort Klevis. Jemi të dy me shkronjën “K”, Kiara Klevis”.
Mirëpo si duket mesazhi i “fansit” qenka ndryshuar nga produksioni i BBV. Ka qenë vetë ai që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se mesazhi i monitoruar në ekran nuk ishte i vërtetë.
“Fansi”, pra Klevisi tregoi se ky është mesazhi i saktë: “E dashur Kiara Tito (Ejlli), ju përqafoj edhe ju adhuroj, faleminderit për emocionet që na jepni natë-ditë!”.
Me pas ai tha se produksioni është tallur me lekët e popullit.
“Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.