Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo do të rinovojë edhe për një tjetër vit me Juventusin. Kontrata e lojtarit përfundon në vitin 2022. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga televizioni portugez TVI.
Vendimi i CR7 për të qëndruar në Torino duket se lidhet me faktin se shumë klube europiane nuk ishin gati të kënaqnin financiarisht portugezin. Në javët e fundit, Mendes ishte përpjekur të çonte pesë herë fituesin e “Topit të Artë” te Real Madrid, pastaj te Manchester United.
Në këtë mënyrë opsioni i rinovimit me Juventus ishte bërë prioritar. Për shkak të problemeve të Juventusit për të garantuar pagesën e 31 milion euro të pagës së tij, palët janë duke punuar për zgjatjen deri në 2023 të bashkëpunimit, me mundësinë e përhapjes së marrëveshjes aktuale ekonomike në dy sezone.