Cristiano Ronaldo është vlerësuar me çmimin “Guinness” si futbollisti që ka vendosur rekord me golat e shënuar nga viti 2003-2021.
Këtë lajm e ka dhënë vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram, ku shihet teksa mban në duar çmimin e madh.
“Faleminderit “Guiness World Records”. Gjithmonë mirë të njihesh si thyerës i rekordeve botërore. Le të vazhdojmë të përpiqemi t’i vendosim numrat edhe më të larta!”, ka shkruar futbollisti krahas postimit.