Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka humbur një person të afërt në një moshë të re.
Këtë lajm të hidhur e ka dhënë vetë portugezi përmes një postimi në “Instagram” duke treguar se bashkëshortja e një miku të familjes së tij ka ndërruar jetë papritur.
CR7 ka ngushëlluar publikisht mikun e tij dhe i premton se do t’i qëndrojë afër ashtu si në çdo vështirësi të tyre.
“Ka raste kur gjithçka zë vendin e dytë, përfshirë edhe futbollin,” ka shkruar Ronaldo.
Përsa i përket jetës së tij jashte fushave, Cristiano vendosi që të largohet nga vila luksoze me vlerë prej 6 milionë paund për një arsye paksa të çuditshme.
“The Sun” shkruan se këtë vendim ai e mori pasi ishte i shqetësuar nga zhurma e deleve që kullotnin në pronën ngjitur.
Sipas mediave të huaja, Cristiano Ronaldo së bashku me familjen tij janë zhvendosur në një vilë tjerër, me vlerë 3 milion paund.