“Ç’ne Ami me Ledrin?!”, Ermal Mamaqi u çudit vetë kur pa kete foto

Ermali dhe Ami po kalojnë ndoshta pushimet më të bukura duke qëndruar edhe aktivë në rrjete sociale me foto e video nga Bodrumi i Turqisë. Por postimi i fundit i Ermalit mori goxha vëmendje e jo më kot. Ai dhe Ami shfaqen të kapur dorë për dore teksa bëjnë një xhiro buzë detit dhe nuk mungon dhe një dedikim.

“Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek madhësia e buzëqeshjes së gruas pranë tij. Çdo ditë mendo që më e mira nuk ka ardhur akoma…”-shkruan Ermali.

Ok deri këtu, foto të bukura, det, pushime, dedikim, po një gjë nuk e vutë re?

Ermali i ngjan kaq shumë Ledrit dhe shkak është bërë ndryshimi i tij në pamje për serialin “H.O.T”.
Këtë ngjashmëri e ka vënë re dhe vetë Ermali i cili shkruan:

“Kur pashë foton thashë me vete “çne Ami me Ledrin”. Pastaj pashë që isha unë”.