Mbrëmjen e djeshme u bë e ditur se është hapur një “GoFundMe” për Luiz Ejllin.
Megjithëse nuk dihet nëse është hapur nga familjarët e tij apo nga ndjekësit, në vetëm pak orë janë mbledhur shifra të konsiderueshme parash.
Hapja e kësaj bamirësie synon 250 mijë dollarë, nga të cilat deri tani janë grumbulluar plot 9 mijë dollarë.
Në lidhje me këtë, reagimet negative kanë qenë të shumta, mes tyre dhe ish banori i “Big Brother” Anaid Kaloti.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai shkroi:
“Luizi nuk jeton ne shtepine e femijes, Luizi nuk e ka nenen te azili i pleqve, Luizi nuk ka nevoje per transplant,
Luizit nuk i rrezikojet jeta… Luizi po vesh nga 3000-5000 eur veshje, do fitoj +100.000 eur cmim, ka nje kontrate ne pritje +100.000 mije eur me Golden Eagle, dhe nje instagram qe vlen +1000 eur per postim…
STOP ME KETO GOMARLLIQE, pasi keto lloj nismash jane per njerez ne nevoje, jo per njerez te pangopur…”

