Shkencëtarë të Shkollës së Ekonomisë në Londër, kanë verifikuar të dhënat e studimit Millenium Cohort dhe zbuluan se nënat në moshë mesatare sidomos ato tek të 30-tat kanë më shumë gjasa të lindin fëmijë inteligjentë sesa ato që mbeten shtatzënë në moshë më të re.
Studimi shqyrtoi 18,000 fëmijë britanikë dhe ndikimin e moshës së nënës në lindjen e tyre. Ajo cfarë nxorri në pah ishte se fëmijët e nënave 30-vjeçare dilnin shumë më mirë në teste sesa ato të nënave 20 dhe 40 vjecare.
Aftësitë e tyre të leximit, të menduarit dhe të kujtuarit u testuan kur ishin 10 ose 11 vjeç.Arsyetimi për këto gjetje duket se qëndron në faktin se gratë që vonojnë shtatzëninë, zakonisht e bëjnë këtë sepse zgjedhin të krijojnë një karrierë, në vend që të lindin një fëmijë në të 20-tat.
Si rezultat, mamatë 30-vjeçare janë në gjendje të sigurojnë burime të ardhurash dhe më shumë vëmendje tek fëmija, sepse janë tashmë të siguruara në punët e tyre.
Ato më të reja nuk e kanë këtë mundësi, ndërsa tek ato më të mëdha mund të kenë nisur paqartësitë rreth stabilitetit financiar.