Cifti i njohur i thonë “po” njëri-tjetrit pas 6 vitesh lidhje!

Becky G dhe Sebastian Lletget janë fejuar. Ylli latin i popit, 25 vjeç, njoftoi se futbollisti i propozoi pas gjashtë vitesh lidhjeje.

“Vendi ynë përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

Një nga fotot tregonte momentin kur futbollisti amerikan shtroi pyetjen ndërsa shikonin perëndimin e diellit.

Edhe pse dyshja e kanë mbajtur romancën e tyre relativisht private, Becky G së fundmi zbuloi se lidhja e tyre ishte më e fortë se kurrë.

Edhe pse dyshja e kanë mbajtur romancën e tyre relativisht private, Becky së fundmi zbuloi se lidhja e tyre ishte më e fortë se kurrë.

“Të biesh në dashuri është një gjë, dhe unë mendoj se të qëndrosh i dashuruar është një gjë tjetër. Jam shumë krenare për faktin se ai është shoku im më i mirë”, tha këngëtarja.