Çifti i njohur i showbizit jep lajmin e ëmbël, do të bëhen prindër për herë të parë

Ylli i adoleshencës sonë, Lindsay Lohan është në pritje të fëmijës së parë, me partnerin, Bader Shammas.

Lohan e ka ndarë lajmin në Instagram, duke postuar foton e një body për bebe, me mbishkrimin “Jemi të lumtur dhe të bekuar”.

https://www.instagram.com/p/Cpxs02Qhs_S/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2530479c-939d-48a5-bd2a-d56ee49cf2bf

Lohan dhe Shammas u fejuan në vitin 2021 dhe sërish të gjithë e morëm vesh nga Instagram-i.

Më pas, ajo iu referua Bader si “bashkëshort” dhe kështu u krijua një familje e bukur, e cila po pret një bebush. Aktorja është mjaft e lumtur me partnerin e saj dhe shpeshherë ka thënë se është gruaja më me fat në botë krah tij.