Pas 8 vitesh martesë dhe dy vajzave, duket se historia e dashurisë mes futbollistit Mauro Icardi dhe Wanda Nara ka marrë fund përfundimisht.
Ka qenë vetë Wanda Nara, e cila ka konfirmuar ndarjen me anë të një postimi në rrjetin social, Instagram.
“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Nuk do të jap më të dhëna më të detajuara për këtë ndarje. Ju lutem të më kuptoni, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”, ka shkruar ajo.
Pas kësaj një detaj tjetër ka tërhequr vëmendjen e mediave sociale ku Wanda Nara ka bërë “follow” Maxi Lopez, me të cilin dikur ka qenë në një lidhje dashurie