Ditën e djeshme, “Vëllai i madh” iu ka bërë një surprizë të këndshme banorëve të shtëpisë.
Meqënëse kanë kaluar mbi 80 ditë nga nisja hyrja e tyre në “Big Brother VIP”, “Vëllai i madh” vendosi që në living të gjithë banorët të kenë mundësi të shohin momentin kur iu bashkuan reality show-t.
Kështu, teksa u transmetua momenti i hyrjes së banorit të fundit në shtëpi, Luizit, banorët studiuan lëvizjet e këngëtarit dhe ngritën dyshimet se ai dhe Olta Gixhari njihen përpara hyrjes në BBV.
“Pse vendose të shkosh pikërisht te Olta, e njihje që më përpara?”, dëgjohet të thonë banorët.
Kjo nuk është hera e parë që dyshohet se Luizi dhe Olta njihen që përpara hyrjes në këtë reality show.
Një pjesë e madhe e publikut janë shprehur në komente se zënkat e tyre në BBV janë vetëm për lojë pasi vihet re se ata kanë një kimi mjaft të mirë me njëri-tjetrin, aq sa arrijnë të kuptohen me sy.