Çfarë? Tea Trifoni dhe Butrint Imeri në një lidhje? Ja mesazhi që u publikua në studio

“Mos i bjer me top” është rubrika më e re në “E diell”, me dy prezantuesit Erjola Doçin dhe Ronaldo Sharkën.

Një rubrikë, e cila bazohet në thashethemet e showbiz-it shqiptar.

Kështu, e ftuara për sot ishte Tea Trifoni, e cila u shtang pas një mesazhi që u shfaq në studio.

Në redaksinë e këtij programi, u dërgua një mesazh nga një ndjekës, i cili pretendonte se kishte parë jo një por disa herë Tea Trifonin me Butrint Imerin krah njëri-tjetrit.

“Prsh eriola ronaldo jeni sh te mire te dy. Tlutna ftojeni tea trifonin qe ka qen tek big bradher qe bente sikur donte luizin e tashi e kam par disa here duke dale me butrint imerin. Nuk munda ti kap foto por ju garantoj qe do ju sjell video se shpejti”, tregoi ndjekësi.

Këto aludime Tea i hodhi menjëherë poshte duke u shprehur se ajo nuk e ka takuar kurrë Butrint Imerin, madje as nuk ka shkuar ndonjëherë në koncertet e tij.

“Hera e parë që e dëgjoj këtë. Unë Butrintin se kam takuar kurrë se kam parë kurrë, as në koncerte se kam parë ndonjëherë live kështu që e nuk e di nga doli kjo. Edhe unë jam shumë kurioze ta shoh atë video që paska ky personi, por nuk ekziston”, tha Tea.