Snapchat do të shkurtojë një të pestën e vendeve të punës, duke pushuar në mënyrë automatike 20% të stafit të tij të përgjithshëm.
Rreth 1200 punonjës do të humbasin punën e tyre në ristrukturimin që pritej pas një viti me rezultate të dobëta financiare.
Vlera e kompanisë ishte 130 miliardë dollarë një vit më parë. Tani vlerësohet në më pak se 20 miliardë dollar.
Snapchat tha se shkurtimet do të ndihmonin kompaninë të kursente rreth 500 milionë dollarë në kosto vjetore. CEO i kompanisë tha se ndryshimet do të ishin “të vështira”.
Pavarësisht reduktimit të shpenzimeve në disa fusha, Snapchat tani duhet “të përballet me pasojat e rritjes më të ulët të të ardhurave dhe të përshtatet me mjedisin e tregut”, tha CEO i saj Evan Spiegel.
Kompanitë e mediave sociale si Snapchat, Meta dhe Twitter kanë vuajtur të gjitha kohët e fundit pasi shumica dërrmuese e të ardhurave të tyre bazohen në reclama të cilat kanë pësuar rënie drastike së fundmi.