Çfarë po ndodh me Instagramin?! Mijëra përdorues raportojnë probleme

Mijëra përdorues të instagram kanë raportuar se kanë probleme me aplikacionin. Sipas Down Detector, problemet filluan rreth orës 13:08 dhe po prekin përdoruesit në mbarë botën.

Ndërsa arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë. Disa përdorues thonë se llogaria në Instagram po u mbyllet papritur.

Përdorues të tjerë po raportojnë humbje të ndjekësve, potencialisht për shkak të pezullimit të përdoruesve.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ka reaguar Instagram

Përmes një postimi në Twitter thuhet:

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”