Prej ditësh Redon Makashi është kthyer në temë në median rozë.
Fillimisht një foto e publikuar në rrjetet sociale bëri që të flitej për një fejesë, të cilën kantautori i njohur e mohoi.
“Përgënjeshtrim! Lajmi qe po qarkullon ne disa portale ne lidhje me jeten time private nuk është i vërtetë”-tha ai.
Nga ana tjetër, balerina e njohur ka reaguar pas deklaratë së Redonit, duke sqaruar se kanë qenë të fejuar por tani nuk janë më bashkë.
“Ne kemi qenë bashkë dhe nuk do ta mohoja kurrë diçka të bukur, kemi qenë bashkë dhe prandaj ndodhi dhe kjo dhuratë. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur, nuk do ta mohoja por nuk jemi më bashkë. Ne nuk jemi më të fejuar, është një gjë që ndodhi nga e gjithë situata e krijuar.
Vendosëm që secili të shikojë rrugëtimin e tij, unaza është kthyer. Nuk doja të bëja një dalje publike, ne vendosëm ta linim në heshtje në gjithë këtë ngjarje. Jam dakord me përgënjeshtrimin që bëri Redoni nëse gjërat do të ishin thënë ndryshe.
E ndjeva detyrim ndaj prindërve dhe vëllait tim që u shqetësua shumë nga situata. Ata e dinin si të mirëqenë dhe një mohim i tillë krijoi një lloj rrëmuje. Ndoshta ishte gabim bërja publike por nuk e mohoj dot”-tha ajo.
Kësaj teme i është rikthyer edhe njëherë Makashi, i cili i ftuar në “Goca dhe Gra” sërish mohoi të ketë pasur fejesë.
“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua domethënë, në qoftëse do arrinte do ta thoja unë vet me gojën time, gjithsesi nuk doja të flisja për jetën private por personin që është folur e njoh… po u trumpetua pak si shumë po gjjthsesi nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime”.