Noizy dhe ish konkurrentja bukuroshe e “Big Brother Vip 2” ,Jori Delli, janë shfaqur në një jaht së bashku duke bërë lëmsh rrjetin.
Modelja paraqitet me bikini në ngjyrë të bardhë shumë joshëse dhe është postuar në InstaStory nga Noizy e më pas është ripostuar nga vetë modelja.
Pavarësisht kuriozitetit të ndjekësve, dyshja nuk kanë zbuluar asnjë detaj se çfarë fshihet pas pozave.
Gjëja e parë që po aludohet është se modelja dhe reperi mund të jenë duke xhiruar ndonjë projekt, ku Jori mund të jetë protagoniste e videoklipit të këngës së ardhshme të Noizyt.
Kujtojmë se reperi gjithashtu do të sjellë bashkëpunime muzikore me Luizin, madje më shumë se një.