Ditën e sotme, Valbona Mema u largua përfundimisht nga shtëpia e BBB.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një zarfi të mbërritur në shtëpi, ku thuhej se Valbona largohet nga gara pasi një nga familjarët e saj ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Më pas, Valbona bëri reagimin e saj të parë publik.
Në një postim në rrjetet sociale, Valbona shprehu publikisht falenderimin për publikun dhe produksionin e BBV.
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”.
Mirëpo çfarë ndodhi? Nuk kaloi shumë dhe Valbona ka fshirë papritur këtë mesazh falenderues për produksionin dhe publikun.
Nuk dihet arsyeja se pse Valbona vendosi ta fshijë po ngre mjaft pikëpyetje.