Sarah dhe Dj.Pm kane qene dhe vazhdojne te jene cifti qe rrembyen zemrat e publikut ne nje kohe te shkurter.
Andaj dhe pyetjet per hapat me te rendesishem ne lidhje apo zgjerimin e familjes nga ana e ndjekesve kane ardhur qysh ne fillim te lidhjes.
Mirepo, duket se Sarah eshte lodhur me keto pyetje, gje qe e ka bere te ditur disa here.
Ajo eshte shprehur se me Pm nuk ka mbushur akoma as edhe 1 vit lidhje ndaj pyetjet per martese apo femije jane shume te tepruara.
Por kjo nuk i ka ndaluar fansat qe te vazhdojne te pyesin.
Diten e sotme Sarah organizoi nje pyetesor ne Instagram, ku serish u pyet per kete teme edhe per vajzat qe Pm i ndjek apo u ben like ne rrjetet sociale, gje qe eshte sqaruar me pare si nga Sarah edhe nga Pm.
Blogeres duket se i ka ardhur ne maje te hundes nga te njejtat kuriozitete te publikut dhe ka reaguar e revoltuar ne pergjigjet e saj.