Çfarë ndodhi pasi “u fikën” kamerat? Efi dhe Luizi “kërcënojnë” Dea Mishel: “Kur të dalim nga BBV do derdhësh lot…”

Disa pamje janë bërë virale së fundmi në rrjet, në lidhje me banorët e “Big Brother VIP”.

Gjatë prime-t të kaluar, pasi Arbana dha publicitet, një debat i ashpër ndodhi mes Efit, Luizit dhe Dea Mishel.

E gjithë situata ndodhi pasi Efi iu drejtua Deas si një vajzë e shtirur dhe se jashtë BBV nuk është aspak e qetë, siç sillet në reality show.

Më pas Efi shtoi se kur të dalin jashtë, do ta bëjë Dean të derdhë lot, duke i sulur Luizin, deklaratë e cila u pasua dhe nga këngëtari.

Pjesë nga debati:

Efi: O Dea o yll, un do dal nga këtu, por po sta sula (Luizin), po se derdhe kokrën e lotit kaq…kur më bën si gocë intelektuale më vdes farë.

Dea: Çfarë do më sulësh mi?

Luizi: Luizin do të suli. (E përsërit tre herë)