Hyrja e Sabianit në “Big Brother Vip Albania” ka trazuar jo pak ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Këngëtari hyri me një synim të qartë për të mbrojtur Keisin nga loja, që sipas tij, Kristi po bën me të.
Gjatë darkës pas spektaklit të djeshëm, në një bisedë me Oltën dhe Qetsorin, Sabiani u shpreh se Keisi është shumë naive dhe nuk do t’a lejojë që askush të përfitojë nga kjo gjë.
“Dilema ime ka qenë që ajo është naive. Njerëzit janë gjej shesh, bëj përshesh. Unë jam më i rrahur me këto gjëra. Më ka rënë diçka që nuk e prisja, nuk prisja të më ndodhte kjo gjëja”, u shpreh këngëtari.
Nga ana tjetër, Sabiani shtoi se nuk ka dëshirë të penalizojë lojën e Kristit, pasi edhe ai ka dy prindër që e shohin me dashuri fëmijën e tij në këtë lojë.
Mirëpo, çfarë ndodhi pas darkës?
Luizi ka përqafuar Kristin në shenjë humori për shkak se përballë tij ndodheshin Keisi dhe Sabiani të përqafuar.
Por në këtë moment, ky i fundit bëri një hap ndaj Kristit duke i dhënë edhe atij një përqafim. Kjo u shoqërua me habi nga banorët e tjerë të cilët më pas shpërthyen në të qeshura.