Çfarë ndodhi papritur mes Stresit dhe Noizyt, reperët prishin sërish raportet?

Arkimed Lushaj dhe Rigels Rajku ishte padyshim ‘’armiqësia’’ më e gjatë në muzikën shqiptare, e cila dukej se nuk do merrte ndonjëherë fund.

Por për habinë e të gjithëve, reperët jo vetëm që rregulluan raportet disa muaj më parë por edhe krijuan një afërsi të madhe.

Madje Stresi dhe Noizy bashkuan forcat edhe në një projekt muzikor, i cili u realizua edhe me videoklip.

Por teksa të gjithë po presin publikimin e tij, dyshja habitën me veprimet e fundit.

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reperëve.

Ata nuk ndiqen më në Instagram. Gjë që ka shqetësuar disi fansat, teksa edhe videon e këngës e kanë fshirë nga profilet e tyre.

Nuk dihet nëse dyshja hasën në ndonjë mosmarrëveshje rreth projektit apo kjo është një lojë para publikimit të saj.