Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha organizuan natën e mbrëmshme dasmën e tyre, e cila padyshim mund të quhet dasma e vitit 2022.
Në periferi të Tiranës me rreth 300 të ftuar çifti organizoi një festë tradicionale ku kishte edhe fytyra publike.
Ndër këngëtarët që ndezën atmosferën në këtë dasmë ishte edhe Eranda Libohova.
Kjo e fundit ishte kujdesur që ta respektonte dasmën në fjalë, duke u veshur plot stil në ngjyrë të bardhë, por si duket pikërisht tek ngjyra e bardhë ishte problemi.
Të paktën kështu e mendojnë ndjekësit e saj, të cilët i janë sulur në komente, duke i kujtuar që në dasmë vetëm nusja mund të vishet me të bardha.
Libohova nuk hezitoi t’u kthente përgjigje të gjithëve, duke u shprehur se ajo nuk i përqafon këto rregulla. Madje ironizoi ndjekësit duke thënë se me xhaketë vetëm si nuse nuk dukej.