Luiz Ejlli është padyshim një prej lojtarëve më strategjik të shtëpisë së “Big Brother VIP”, i cili u kthye në një afeksion për publikun.
Mirëpo, duket se situata nuk është më e njëjta si deri para pak kohësh.
Nuk dihet se cila ishte ngjarja specifike që shënoi një kthesë në opinionin e publikut për të, mirëpo në postimet e ndryshme në rrjetet sociale tashmë mbizotërojnë komentet negative për këngëtarin.
Shpesh ai po etiketohet si ‘arrogant, i neveritshëm, mashtrues’ dhe se ‘i ka hipur vetja në qejf’ në çdo video të tij që postohet në rrjet.
Së fundmi, Luizi ka provokuar Jorin se ndihet xheloze tashmë që Efi është bërë pjesë e shtëpisë, pasi ndjen konkurrencën nga pamja fizike.
Kujtojmë se tashmë finalja e “Big Brother VIP” do të shtyhet deri në 6 Maj, kohë kjo që do të shërbejë për të parë nëse Luizi do të rrimarë afeksionin e publikut apo opinioni që është krijuar për të do të bëhet akoma më keq, duke ndryshuar kështu mbase edhe emrin e fituesit që deri më tani e mban Luizi.