Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-it, mes katër të nominuarve: Artani, Mbresa, Bruno dhe Arta Selimi, kjo e fundit ishte ajo që la shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Pavarësisht se Arta ka qenë disa herë e përfshirë në debate brenda reality show-t, sidomos me Xhulin, kjo nuk e shpëtoi atë nga eleminimi.
Mirëpo duket se këtë vendim nuk e ka pritur aspak mirë publiku, të cilët janë shprehur se Arta duhet t’a vazhdonte ende garën..
Në seksionin e komenteve të faqes zyrtare të BBV Kosova në Instagram, ndjekësit shpërthyen në akuza ndaj produksionit, duke vënë në dyshim vërtetësinë e tyre, njësoj si në “Big Brother-i” shqiptar.
“E garantuar se nuk ka qen publiku more Produksion i flliqur sa turp per ju por me shum turp qe flisni ne emer te publikut”, shkruan një ndjekës.
“Ska shanca arten para BRUNOS, ky o rren e produksionit“, shkruan një tjetër.
Por nuk mbarron me kaq. Ndjekësit vazhdojnë akoma me akuzat ndaj produksionit, duke thënë se votat i vendos produksioni si të dojë.
“E qetu po shihet qe produksioni i ka qite votat qysh ka dasht vet Arta ni femer e artikulume me debate te nxeta etj etj……krejt kemi mendu qe e fiton. Dmth juve me jav prek Xhuljanen si produksion sun pe perballoni hiq, kush e ka votu Brunon pash zotin kerkush hiq djal shume i mire po kurgjo ska dhone“.
“Ka plot njerz qe duhet me dal si gresa andi etj, del arta tmerr”.
“Trradhtar Produksioni !!! Kurr mo BB“.
“Mos harxhoni lek kot Se produksioni e ka vendos se kush me marr ke çmim, shihet shume qarte se duan te Ja napin stresit se ska mundesi me votue njerezit arten me dal”, vazhdojnë ndjekësit me akuza.
Mesa duket, ndjekësit e kanë inatin tashmë me BBV Kosova.