Vendimi i “Vëllait të madh” mbrëmjen e djeshme në BBV, për të ndryshuar mënyrën se si banorët do të nominonin, surprizoi jo pak publikun.
Ndryshe nga herët e kaluara, këtë rradhë banorët që do të merrnin më shumë nominime do të shpëtonin.
Kështu, si më të votuarit ishin Efi, Kiara, Dea dhe Kristi, teksa pjesa tjetër e banorëve u dërguan në nominim.
Mirëpo duket se këtë vendim nuk e ka pritur aspak mirë një pjesë e publikut, të cilët janë parë mjaft të revoltuar.
Të shumtë shprehen në komente se produksioni po e mbron hapur Kristin dhe Dean, teksa për këtë të fundit thanë se ka më shumë se 7 javë që nuk është nominuar, pasi gjithmonë ka fituar imunitet.
“Mendoj që Dea Michell duhet të vendosi në bio-n e saj të instagramit një frazë të tipit: “Në një Marrdhënje të komplikuar me Imunitetin”, shkroi një ndjekës në mënyrë ironike për vendimin e produksionit.
Një tjetër tha se:
“1 muaj rresht Dea me imunitet. Na shpifet”.
Disa komente negative nga ndjekësit për imunitetin që produksioni i dha Deas dhe Kristit:
“Skema e re : Si ti japim Deas imunitet“.
“Dea si gjithmon me imunitet! Keshtu ka ardhur ajo deri ketu, eshte gjetur gjithmon menyra nga produksioni te shpetoj. Per publikun Dea do kishte dale qe para dy muajve. Produksioni ka vendosur……“.
“Dua te me mbrosh sa mbron produksioni Dean e Kristin“.
“Na e shpifet me ket Dean, vetem imunitet dhe avntazhe ne loje i jepni“.
“Te isha ne vend te Deas do te me vinte realisht turp qe te shkoja drejt finales me paterica. Se di me cfare fytyre do te dali kjo perpara publikut kur te dali nga ajo dere. Vet produksioni po e zhyt edhe me keq me keto manovra“.
/Lokimagazine.com