Këngëtarja kosovare Nita Latifi u kthye në një personazh tepër të dashur për pubikun shqiptar.
Ajo ka qenë një nga banoret më të forta të shtëpisë së famshme “Big Brother VIP”, e cila arriti të mos bëhej palë me asnjë nga grupimet e krijuara brenda shtëpisë.
Pas daljes së saj nga formati i shumëpërfolur, Nita është bërë shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram si dhe ka qenë pjesë e festave që janë organizuar pas përfundimit të programit me ish banorët e tjerë.
Së fundmi ajo ka postuar një foto ku shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore duke marrë serum.
“Kështu ndodh kur nuk i jep vete as edhe 1 min pushim. Jam mirë tani”, shkruan artistja.