Johnny Depp dhe Amber Heard janë në vende shumë të ndryshme sot.
Vendimi, i arritur më 1 qershor pas një gjyqi të bujshëm gjashtë-javor të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, përfundoi më shumë në favor të Depp-it, duke e gjetur Heard-in përgjegjëse për të tre akuzat e shpifjes në lidhje me shkrimin e saj të vitit 2018 për paraqitjen e akuzave për abuzim.
Ajo u urdhërua të paguante 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim dhe ai duhej të paguante 2 milionë dollarë pasi ajo fitoi një nga tre kërkesat në kundërpadinë e saj.
Të dy bënë apele, por përfundimisht ranë dakord për një zgjidhje deri në dhjetor: Heard do t’i paguante Depp-it 1 milion dollarë, të cilat ai do t’i dhuronte për disa bamirësi të ndryshme.
Një burim i afërt me Heard thotë për PEOPLE se aktorja “mezi priste të largohej nga SHBA me vajzën e saj” pas gjyqit. Ajo është nënë e vajzës Oonagh Paige, e cila mbushi 2 vjeç në fillim të këtij muaji.
“Ajo ka jetuar në Spanjë, ku ka më shumë privatësi. Gjyqi ishte përtej stresit për të..” thotë burimi. “Ajo është e emocionuar për punën dhe xhirimet përsëri. Ajo ishte e rraskapitur dhe e zhgënjyer nga gjyqi. Ndjeu se ishte keqtrajtuar.”
Pas gjykimit, Depp ka qenë “i fokusuar në punë”, thotë një burim i afërt me aktorin.
Vitin e kaluar, Depp bëri turne pas gjyqit me kitaristin dhe mikun e ngushtë Jeff Beck, i cili vdiq në janar në moshën 78-vjeçare.
Ai rikthehet në ekranin e madh në filmin e ardhshëm në gjuhën franceze Jeanne Du Barry, në të cilin ai luan mbretin Louis XV.