Çfarë ndodhi mbrëmë? Konkurrentja e “Përputhen” ofendon rëndë një nga djemtë e programit, shtanget Bora

Megjithëse “Përputhen” nuk është në ditët e saj më të mira, pasi ka pësuar një rënie drastike në shikueshmëri, kjo nuk i ka stepur konkurrentët që të skandalizojnë situatat për pak vëmendje.

Ditën e djeshme gjatë transmetimit të emisionit të dashurisë ka ndodhur një rast mjaft i turpshëm nga një prej konkurrenteve.

Bëhet fjalë për Eda Likaj. Në një debat me një prej djemve të emisionit, në nerva e sipër ajo i është drejtuar me fjalë banale: “Vari*arist”, dhe më pas largohet nga studio duke habitur jo pak Bora Zemanin dhe të pranishmit.

Kjo nuk është hera e parë që në “Përputhen” ndodhin skena të tilla. /Lokimagazine.com