Çfarë ndodhi? La mesazhin për Kanye West, mbyllet “Instagam”-i i Pete Davidson!

Periudha jetëshkurtër e Pete Davidson në” Instagram” ka përfunduar edhe një herë tjetër.

Aktori i “Saturday Night Live” çaktivizoi llogarinë e tij në “Instagram” në mes të dramës së tij të vazhdueshme në platformën e mediave sociale me ish-bashkëshortin e të dashurës së tij, Kanye West.

Më herët, komediani me sa duket e goditi Ye, duke lënë një video në “YouTube” të komedianit të trilluar Rupert Pupkin e duke thënë:

“Më mirë të jesh mbret për një natë sesa të mashtrosh për një jetë”, në biografinë e tij në Instagram.