Ledri Vula dhe Romeo Veshaj kanë bashkuar forcat në një projekt muzikor që ka pak ditë që u publikua.
“E keni dit” mori pëlqyeshmëri të madhe të publikut, por pjesa e këngës që mori më së shumti vëmendje, ajo e refrenit, nuk këndohet nga asnjëri prej artistëve, atë e këndon një këngëtar i ri me emrin Klement Sita.
Mirëpo emri i tij nuk figuron askund dhe i njëjti nuk shfaqet as në klip.
Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e fansave të këngës të shprehin shqetësimin e tyre për faktin se Klementit nuk i janë dhënë merita të mjaftueshme për këngën.
Në shumicën e komenteve poshtë klipit në YouTube, fansat kanë shprehur indinjatën e tyre për mos-përfshirjen e Klementit në klip, gjersa edhe e kanë akuzuar dyshen për diskrimin racor.