Qetsor Ferrunaj ka qenë një prej banorëve më të pikasur dhe më ngacmues në BB2, e kështu duket se do të jetë edhe në këtë BB VIP.
Ai është bërë pjesë e shtëpisë gjatë spektaklit të djeshëm e në kaq pak kohë ka arritur të trazojë ujërat.
Në klipin prezantues ai u shpreh se do të krijojë një grup të tretë për t’i bërë ballë popullaritetit të Luizit, ndërsa direkt pas përfundimit të spektaklit ai ka patur përplasjen e parë me Kiarën, në të cilën u përfshi edhe këngëtari.
Qetsori gjithashtu ka bërë Oltën të shpërthejë në lot ditën e sotme, teksa hapi një temë për nënat e reja të cilat kanë lënë fëmijët jashtë.
“Ku e di një nënë e re se sa e do fëmijën e saj? Ju po rrezikoni të ftoheni me fëmijët tuaj“- iu drejtua Qetsori Oltës, ndërsa kjo e fundit nuk i mbajti dot lotët dhe tha: “si mund të ftohet zemra e një nëne?”, ndërsa më pas u mbyll në tualet.