Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ishin një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Mirëpo disa detaje së fundmi kanë ngritur dyshimet se dyshja i ka dhënë fund lidhjes.
Dafina ka postuar një foto në Instastory me shkrimin, “bosh” në anglisht.
Gjithashtu këngëtarja ka vendosur të fshijë të gjitha fotot që kishte me Dj Geek.
Këto nuk janë detajet e vetme që ngritën dyshimet për ndarjen e çiftit, pasi Dafina dhe Geek nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.