Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të pëlqyer të publikut shqiptar, fama e të cilit është përhapur edhe jashtë kufijëve për shkak të popullaritetit dhe famës që ka arritur ndër vite, me hitet e tij si “Kuku”, “Dale”, “Ma Cherie”, apo “Dujëm”.
Si ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit dhe numrit të madh të fansave që ka, kurioziteti i tyre për jetën private të Butrintit rritet dita ditës.
Prej kohësh, iconstyle ka raportuar se ai dhe aktorja Olta Beqiri kanë qenë në një lidhje mirëpo tashmë dyshja i ka dhënë fund lidhjes.
Gjithashtu, ata nuk e ndjekin më as njëri tjetrin në rrjete sociale.
Butrinti ka qenë gjithnjë i rezervuar për jetën e tij dhe nuk është shprehur kurrë për lidhjet e dashurisë.
Së fundmi, Butrinti ka qenë duke performuar në skenën e një diskotekë në Pejë, ku disa persona të pranishëm u konfrontuan fizikisht. Sherri më pas degradoi pasi djemtë u goditën edhe me sende të forta.
Në disa pamje të publikuara në “TikTok”, Butrinti duket se ka qenë duke performuar hitin e tij “AM.PM“ në kohën kur ka nisur sherri.
Duke pasur si qëllim qetësimin e situatës, Butrinti iu drejtua turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.
Por më pas, ai publikoi një postim sqarues.
“Po më vjen shumë keq për reagimin që kam bërë duke përdorur termin “katunar”, gjatë një rrahje që ka ndodhur kur kam qenë duke performuan në nje klub. Ka qenë momentale dhe kam qenë shumë i frustuar me ato pamje që i kam patur përballë, sepse ne dalim për tu kënaqur e jo për të parë përleshje. Unë vetë jam katunar me prejardhje, jam Shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani. Kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkoj shumë falje sepse ka qenë moment që nuk kam ditur si të shprehem kur i kam parë ato sjellje. Ju do katunari Shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar ai