Antoneta është një nga banoret e reja të shtëpisë së “Big Brother VIP” e cila u bë pjesë e garës një javë më parë.
Në klipin e saj prezantues, ndryshe nga banorët e tjerë të rinj që u bënë pjesë për t’i sjellë gjallëri dhe humor shtëpisë, Antoneta u shpreh e bindur në synimin e saj për të rrëmbyer fitoren.
Mirëpo mbrëmjen e djeshme ajo ka patur një moment dobësie dhe ka bërë gati valixhen për t’u larguar nga shtëpia.
Shkak për këtë ishin komentet e disa prej djemve ndaj saj.
Mbrëmjen e djeshme ishin përgatitur disa pyetje për ta, ku një prej tyre ishte të zgjidhnin se me cilën nga vajzat do të martoheshin, kë do të puthnin edhe kë do të donin të eleminonin.
Shumica e djemve u përgjigjën se do të donin të eleminonin Antonetën, ndërsa në një tjetër pyetje Luizi u shpreh se do të donte të ndryshonte çdo gjë tek Antoneta, që nga veshja, pamja e kështu me rradhë.
Mirëpo duket se këto përgjigje nuk janë pritur aspak mirë nga Antoneta, aq sa e kanë bërë të shpërthejë në lot.
Më pas kur ajo ka shkuar të bëjë gati valixhen, djemtë janë përpjekur t’a ndalojnë mirëpo ajo ka refuzuar të bisedojë me ta duke u thënë vetëm: “Hekuri rrihet sa është i nxehtë”.
Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar nga “Vëllai i Madh” për largimin e saj nga shtëpia.