Gjithnjë e më shumë po rriten dyshimet se edhe “Big Brother Vip” ecën sipas një skenari të caktuar dhe kanë qenë vetë ndjekësit ata që kanë kapur disa detaje që mund ta vërtetojnë këtë.
Në një video që vetë Big Brother e ka publikuar në rrjetet sociale, shihet Monika që i bën shenja Ilirit dhe i thotë:
Pra me sa duket, banorët komunikojnë me produksionin në dhomën e rrëfimit, por këto natyrisht janë pamje që nuk i sheh askush.
Disa ndjekës edhe më të vëmendshëm kanë vënë re se kur dalin nga dhoma e rrëfimit, banorët pëshpërisin ose flasin me kode, raporton IconStyle.
Madje ka qenë vetë Monika që ka akuzuar produksionin se mban me hatër Donaldin. Edhe Arditi kur doli nga shtëpia tha të njëjtën gjë, duke shtuar se Donaldin i fshihen komentet negative nga vetë produksioni.
Madje ish-konkurrenti i BB2, Elton Tozaj ka thënë në emisionin “Expuls” se fituesi është përcaktuar dhe ajo është Arjola Demiri.