Çfarë momenti! Post Malone ndërpret koncertin për të martuar dy fanset e tij në skenë (Video)

Post Malone po bën gjithçka për fansat e tij këto ditë, dhe lëvizja e tij e fundit ishte shumë e lezetshme – ai martoi dy fansat e tij në skenë.

Gjithçka ndodhi në shfaqjen e së shtunës së Post në Seattle… 2 fansa të emocionuar hipën në skenë, ku PM i priste dhe nisën ceremoninë.

Gratë qëndruan ballë për ballë, ndërsa reperi kërkonte vëmendjen e të gjithëve dhe më pas ai i udhëhoqi ato nëpër disa hapa të shkurtër bashkëshortor, ndërsa turma brohoriste nga rreshti i parë.

Dy gratë e dashuruara i thanë “Po” njëra tjetrës dhe reperi u tha se tani mund të putheshin.

@heidilavon

What an incredibly special honor! 🥹🫶🏻💒 #postmalone #posty #wedding #congratulations

♬ Congratulations – Post Malone