Lufta në Ukrainë dhe gjithçka që lidhet me të ka qenë një nga temat kryesore të kërkuara nga shqiptarët në Google.
Në një bisedë në “Goca dhe gra” në Top Channel, specialisti i IT-së Tomi Kallanxhi, tregoi më me detaje se çfarë kanë kërkuar shqiptarët në motorin më të madh të kërkimit.
Personazhe si Amber Heard kanë qenë trend dhe interesi për trafikantët gjithashtu.
Cilat qytete janë më të apasionuar pas futbollit? Cili qytet kërkon më shumë në kategorinë porno? Për këto dhe të tjera, lexoni në vijim.
1. Ne si popull kemi një trend tonin, jemi të apasionuar pas trafikantëve. Disa nga emrat më të kërkuar janë trafikantët e drogës.
2. Lufta në Ukrainë ka qenë tema kryesore. Shqiptarët kanë kërkuar togfjalësha si “rubla në lekë”, “rubla në euro”.
3. Këmbinimi i parave ishte një nga gjërat më të kërkuara në Top 10.
4. Qyteti më i interesuar për luftën ishte Vlora, më pas Tirana dhe Lezha. Më pak të interesuarit për luftën kanë qenë kukësianët.
5. Qyteti që kërkoi me shumë interes për gjërat e 2023-shin ishte Kukësi.
6. Qyteti që kërkoi më shumë për lotarinë amerikane – Korça.
7. Një nga togfjalëshat më të kërkuar në 2022-shin është Panairi i Librit. [emoji duartrokitjeje]
8. “Emra për vajza” është më e kërkuar se “emra për djem”. Megjithatë të dy frazat kanë qenë trend.
9. Amber Heard ishte një nga personazhet më të kërkuar.
10. Ndryshimet klimatike kanë qenë gjithashtu trend dhe tepër të kërkuar, gjë që tregon ndërgjegjësim. 🙂
11. Në fund të shtatorit (dasma), Armina Mevlani ishte më e klikuara; edhe më shumë se Sali Berisha.
12. Tushemishti është ndër të kërkuarit në kategorinë real estate dhe udhëtim.
13. Halkidiki në Greqi ishte destinacion trend.
14. Në kategorinë libra dhe kulturë, më të kërkuarit ishin: Charles Dickens, Asdreni, Anabel [emoji që qan], Ernest Hemingway dhe Alber Kamy.
15. Interes ka pasur edhe për Kupën e Botës – qyteti më i apasionuar është Shkodra, ndërsa më pak interes është vënë re në Berat.
16. Ekipi më i kërkuar ishte Brazili.
17. Berati është qyteti ku kërkohet më shumë kategoria porno. Pas tij vjen Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Fieri. Tirana është e fundit.
18. Togfjalësh i përdorur ka qenë “ligji për pornografinë”.
19. 3 qytetet më të interesuara për tatimet ishin Durrësi, Gjirokastra dhe Tirana. Berati është i fundit.
Burimi: /Anabel